Ndahet nga jeta Koloneli Agim Sulaj, Presidenti Meta : Forcat e Armatosura humbën një nga intelektualët më të spikatur.

195
Sigal

Pas ndarjes nga jeta të Kolonelit Agim Sulaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta ku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe të njohurve të kolonelit.

“Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Kolonel Prof.As. Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vlerësuar për përgatitjen me profesionalizëm të shumë brezave ushtarakësh. Forcat e Armatosura dhe bota akademike shqiptare humbën një nga intelektualët më të spikatur.”, – shprehet Meta në postimin e tij.

 

Postimi i tij i plotë :

Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Kolonel Prof.As. Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vlerësuar për përgatitjen me profesionalizëm të shumë brezave ushtarakësh.
Forcat e Armatosura dhe bota akademike shqiptare humbën një nga intelektualët më të spikatur.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe nxënësve të tij!