Përleshje me thika në Shkodër, një i plagosur rëndë

124

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër.

Sherri i nisur me grushte, ka përfunduar duke u perdorur thika dhe nje person ka shkuar me plagë të rënda në spitalin e Shkodrës.

Policia thotë se ka ndaluar personin e dyshuar për këtë plagosje, i cili është me inicialet W. J. M., 36 vjeç nga Shkodra.

Njoftimi i policisë së Shkodrës:

Konfliktohen për motive të dobëta, njëri prej tyre plagoset me thikë e sende të forta gjatë konfliktit, por arrestohen të dy në flagrancë nga Policia.

Në sallën operative të DVP Shkodër ka ardhur njoftim nga Spitali Rajonal Shkodër se ka shkuar për ndihmë mjekësore një shtetas i dëmtuar me mjet prerës, i cili pas kontaktit me Policinë ka mohuar të jetë plagosur nga ndonjë person tjetër, por ka thënë se ishte dëmtuar aksidentalisht duke rregulluar mjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar në thëniet kontradiktore të këtij shtetasi, thelluan hetimet dhe falë veprimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe ka rezultuar se:

Shtetasi W. (J.) M., 36 vjeç, banues në Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë e sende të forta shtetasin E. C., 34 vjeç, banues në Shkodër.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit W. (J.) M., 36 vjeç, banues në lagjen ‘10 Korriku’, Shkodër, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’.

Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit E. C., 34 vjeç, banues në lagjen ‘Guerile’, Shkodër, për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit ‘.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.