Përgjimet dhe arrestimet italiane tregojnë fakte tronditëse të zbarkimit të mafies italiane në Tiranë

63
Sigal

Prokuroria italiane ka arrestuar 50 anëtarë të një grupi mafioz, aktivitetet e të cilit përfshijnë dhe Shqipërinë. Hetimet në vendin fqinj lidhen me një degë të mafies italiane, që vlerësohet dhe më e rrezikshme Ndrageta. Mes të arrestuarve në Itali ka politikanë, biznesmenë, ish- oficerë të Guardia di Finanzza dhe disa shqiptarë që kanë pasur role dytësore në aferat qindra milionëshe.  Sipas hetimeve të prokurorisë italiane, drejtues të rëndësishëm të mafies italiane rezultojnë se prej vitesh kanë hapur biznese private në Shqipëri. Për të shtrirë biznesin në Shqipëri, përfaqësuesit e mafies kanë përdorur si ndërmjetës politikanë italian, të cilët më pas i kanë lidhur me politikanët dhe zyrtarët e lartë në Shqipëri. Duke shfrytëzuar lidhjet me politikanë në Itali dhe politikanë në Shqipëri, synohej që të bëhej i mundur pastrimi i parave dhe marrja e tenderave shtetërorë pa garë. Nga hetimet e policisë italiane rezulton se tre politikanë italian, dy këshilltarë rajonalë dhe një eurodeputet kanë ndërhyrë më kontakte direkte për bisedime biznesi me politikanë shqiptarë. Pjesë e këtij grupi është dhe një ish-zyrtar i Guardia Di Finanzza, i cili jepte informacione sekrete për kreun organizatës mafioze. Në përgjimet e zyrtarëve italianë, ka disa momente ku ata flasin për takime me ministra dhe drejtues të rëndësishëm të qeverisë në Tiranë, nga të cilët kërkojnë të marrin leje ndërtimi dhe kontratat koncesonare. Shumat për të cilat flasinë janë 180 milionë euro. Ndërkohë në një bisedë tjetër thonë se zyrtarët apo zyrtari shqiptar u kërkonte 20 % të vlerës së investimit. Kaq dyshohet se ka qenë tarifa e shërbimit që kërkohej nga politikanët apo zyrtarët shqiptarë.

Duke u sugjeruar biznesmenëve që pastronin paratë e mafias, politikanët italian thonë në biseda telefonike se në Shqipëri bëhet korrupsion total, mjafton të paguash një ministër dhe merr tenderat pa garë. Lidhjet e mafies italiane me Shqipërinë nuk janë të reja, por përgjimet e fundit tregojnë një element të ri të panjohur më parë. Në biseda nuk flitet për trafik droge apo ndonjë aktivitet kriminal të zakonshëm për mafien. Niveli i bashkëpunimit mes mafias dhe elementëve në Shqipëri ka arritur në një shkallë më të lartë. Bisedat tregojnë se flitet për pastrim parash dhe përfshirje të politikës shqiptare në afera kriminale me segmentet më të rrezikshëm të mafies botërore.Hetimi në Itali që ka përfshirë drejtues të lartë të mafies dhe politikanë ka tronditur vendin fqinj. Në Shqipëri, çështja po kalohet si një ngjarje që nuk ka lidhje me zhvillimet këtu dhe pa vëmendjen e institucioneve të drejtësisë. Ndërkohë, përgjimet tregojnë se miliona euro të mafies janë hedhur në vend, kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe në bizneset e reja që janë hapur. Është një hetim që ka bërë punën që nuk guxojnë ta bëjnë institucionet e drejtësisë në Shqipëri. Prokuroria e Italisë i ka dhënë SPAK-ut dhe kujto institucioni tjetër një pistë të gatshme hetimesh, me adresa, emra dhe me politikanë të dyshuar që mund të jenë përfshirë në një nga aferat më të mëdha kriminale dhe korruptive në vend. Nëse përgjimet e zbardhura faktojnë se janë kryer veprat penale, shqiptarët mafien nuk e kanë parë vetën më filma, por në gjithë vendin dhe pikërisht në qeveri.

Kjo që doli dje tregon majën e ajsbergut të mafies dhe korrupsionit qeveritar shqiptar, ndaj SPAK duhet të fillojë hetimet nëse vertetë mbetet i pavarur nga mazhoranca dhe politika.

Mili Xhani