Përgjimet e antimafies/ Kraja: Ja kur do të vendosim për nisjen e hetimeve

223
Sigal

SPAK do të kontaktojë autoritetet italiane lidhur me përgjimet e Antimafias italiane, të cilat nxorën në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë.

Kreu i SPAK, Arben Kraja,  ka deklaruar se hetimi aktualisht po zhvillohet në Itali dhe se për nisjen e një hetimi në Shqipëri do të vendosin pasi të komunikojmë me palën italiane.

Në materialet e siguruara nga Ora News thuhet se sipërmarrësit italianë nën hetim flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës.

Europarlamentari Lorenzo Cesa, njëherësh sekretar i Partisë së Bashkimit të Demokristianëve italianë UDC i akuzuar për bashkëpunim kriminal e favorizim të klaneve mafioze të Ndranghetas shfaqet në hetimet e Antimafias italiane si njeriu kyç që do të krijonte lidhjet me qeverinë shqiptare për të favorizuar investimet e sipërmarrësve mafiozë në Shqipëri.

Në aferë me sipërmarrësit e Ndranghetas, siç pretendohet në përgjime ai do të merrte 5% të fitimeve për çdo kompani.

Në përgjimet e antimafias italiane datës 7 korrik 2017 zhvillohet një bisedë në restorantin “Tullio” në qëndër të Romës, mes sekretarit rajonal të UDC, Francesco Talarico, e politikanëve Tomaso Brutto e Saverio Brutto, e sipërmarrësve Antonio Gallo, i cili në pjesën e parë të përgjimeve, fliste për pagesa të 20 për qindëshit në formë rryshfeti për ndërtimet në Tiranë, informon Ora News.