Aksident në autostradën Elbasan-Tiranë, 4 të plagosur

584
Sigal

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në autostradën Elbasan -Tiranë para pak minutash, ku janë përfshirë 3 automjete.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, por dyshohet për shkak të lagështirës në rrugë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.