Parkimi në qendër të qytetit të Beratit, reagon ashpër Sazan Guri: “Me kë tallen këta mortje”

234
Sigal

Ambientalisti i njohur Sazan Guri ka reaguar ashpër lidhur me hapësirën e parkingjeve që po ndërtohet në qendër të qytetit të Beratit.

“Me kë tallen këta mortje? Po ku ka parkingje më nëpër qendra të qyteteve sot në botë?!. Ato qytete që kanë ndërtuar parkingje nëpër qendra janë bërë pishman”, është shprehur Guri teksa ka postuar një video ku shikohen se si po punohet në trotuare për ti kthyer më pas në parkim.

Reagimi i plotë

Reagon ashpër, Prof. Dr. Sazan Guri në lidhje me parkimin në qendër të qytetit

Po kur kishin ndërmend për shkatërrime, pse ndërtuan dy vjet më parë?!. Me kë tallen këta mortje? Po ku ka parkingje më nëpër qendra të qyteteve sot në botë?!. Ato qytete që kanë ndërtuar parkingje nëpër qendra janë bërë pishman. Si ka mundësi t’ju vijë drita me kaq vonesë?! Meqënëse është parking, përse nga sipër dhe jo nga anash?!, C’dreq projekt është që grryen e shkatërron nga sipër?! Si ka mundësi që lumë me servila e puthadorë pushtetesh beratas i përshëndesin punimet sesi shkatërrohet qyteti i Uneskos, kur ne ju dhamë projekt për pastrimin e lumit nga mbetjet e lëlurës, sikur një fjale mirënjohje nga ju ………..se nuk po dua të rëndojë gojën…..