Përgjaket Elbasani, vritet me armë zjarri vëllai i Talo Çelës

64

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bradasheshit, në Elbasan është ekzekutuar me armë zjarri vëllai i Talo Çelës, person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për grabitjen në Rinas.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë ka humbur jetën Bujar Çela 50 vjeç.

Informacion paraprak

Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes , identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë.

Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.