Pergënjeshtrim inceneRames dhe mediumeve të dirigjuara me regji nga Edvin Rama

64
Sigal

Jamarbër Malltezi

Sot  mediumet e dirigjuara nga Edvin Rama dhe shume prej tyre te paguara nga parate mafioye te inceneratoreve kane hedhur shashken e Sport Klub Partizanit per te sfumuar vjedhjen galopante te 430 miljon eurove nga Rama-Ahmetaj-Agaci.

Ne respekt te publikut sqaroj sa meposhte:

Genjeshtra e pare e Rames dhe lepiresve te tij eshte kur deklarojne se toka e 5 familjeve pronareve te vjeter ishte shpronesuar nga Italia dhe per kete citojne dekretin e dates 25.01.1940 te Jakomonit, konfirmuar me dekretin 09.11.1940 nga shefqet Verlaci. Bazuar mbi kete mashtrim, lepiresit e paguar nga inceneratoret si mjero, bolino, si edhe disa vullnetare thone se “Jamarber Malltezi ka perdorur dokumente te fallsifikuara”! Ky mashtrim publik perben shpifje dhe do te marre pergjigje ligjore.

Genjeshtra i ka kembet e shkurtra, sic duket nga dekreti i Jakomonit qe vete mashtruesit citojne (bashkangjitur) i cili shproneson 9 familje krejt te tjera nga ato qe kishin token aty ku hajdutet komuniste e vodhen per interesat e tyre. Sic shihet nga dekreti (por edhe nga dokumentet me firme te pronareve te shpronesuar) te shpronesuara jane familjet Xhepa, Kurdari, vellezerit Qoraliu, etj. dhe asnje nga 5 familjet pronare tek ish klubi qe ishin Begeja, Llagami, Vaqari, Ali-Mehmeti dhe Saliaga. 

Mjafton ky mashtrim i trashe i botuar ne gjithe fletushkat e majta per te kuptuar se kemi te bejme me shashken e rradhes qe synon te zhurmoje aferen e inceneratoreve dhe skandalet e tjera te Edi Rames.

Procesi I kthimit te prones ka filluar qysh para 30 vitesh nga Nexhat Llagami, Jalldiz Sefa-Begeja, Haki Begeja, Luan Saliaga, Fiqiri Ali-Mehmeti, etj., pra nga pronaret qe ishin gjalle kur komunizmi ju vodhi token dhe e kerkuan per se gjalli qysh ne 1992. Kthimi i pronave ka vijuar nga 1993 deri ne 2007, pra mbi 14 vjet, permes nje procesi te gjate dhe skrupuloz. Qysh ne 1994 e me pas ne 1996, 1998, 1999, 2000, 2001, 2006 dhe 2007 jane me dhjetra vendime te ish komisionit te kthimit te pronave qe njohen dhe pjeserisht kthyen pronen tek pronaret legjitime. Brezi i pronareve te gjyshes sime ndoqen proceset dhe moren vendimet e njohjes dhe pjeserisht te kthimit te prones.

Ligji I kthimit te pronave te 2004 ne nenet 6 dhe 8 shprehej se pronat e Ministrise se Mbrojtes i kthehen pronareve, dhe se deri ne perfundim te privatizimit shteti detyrohet te paguaje qera! Pra, ligji detyron shtetin qe ka token e pronarit privat ose (i) te rrije me qera, ose (ii) privatizim ose (iii) shpronesim per interes publik. Nese ka nje shkelje eshte se shteti nuk ka paguar qera per 3 vjet qe zgjati procesi!

Ata qe therrasin se u shkaterrua klubi, genjejne paturpesisht. Objektet e kishin dale jashte funksionit shume vite me pare, pasi ishin kthzer ne banesa per banore informale, sikunder provon shkresa e 2006.

Mashtrimi tjeter lidhet me pretendimin e perfshirjes se Berishes ne kete proces. Ne fakt Sali Berisha ska pasur asnje tager ne kete process dhe nuk ka firmosur asnje segment te tij. Procesi i privatizimit ka fillesat tek qeveria e PS. Qysh ne 2005 Anastas Angjeli, Blendi Klosi e Pandeli Majko konfirmuan me shkresa se ishin dakort qe te privatizohej.

Vec kesaj terrenet kerkoheshin te privatizoheshin nga uzurpatore te klubit, te cilet pa asnje titull kishin zaptuar si klubin ashtu edhe terrenet sportive ne kundershtim me ligjin. Procesi I privatizimit te objekteve te rrenuara dhe me mbi 40 familje informale brenda ketyre objeketeve zgjati thuajse 3 vjet! Mbi 8 zyrtare te bashkise se Edi Rames firmosen cdo flete te gentplaneve te privatizimit, pikerishte sepse procedura ishte detyrim ligjor. Pati persona te korruptuar qe kishin interes qe te vijonte vjedhja e prones private, gje qe vonoi procesin per 3 vjet por ligji prevaloi.

Krahasoni keto proceseve te stergjata me ate sesi bolino behet pronar i 5000 m2 toke dhe ndertese 2 kateshe caktuar per gjimnaz mes tiranes! Vec 3 copa letra nga edi rama dhe dikush pa asnje lidhje vjen dhe behet pronari me i madh ne Tirane!

Mashtrimi I rradhes vijon sikur une kam marre prokure perfaqsimi nga 5 familjet e Tiranes. Nje praktike e tille do te qe fare normale, si nje marredhenie private midis ish pronareve, por serish eshte krejt e pavertete, per te provuar edhe nje here se e gjithe zhurma e prodhuar eshte vecse nje genjeshter. Une kam prokure perfaqsimi vec nga familja ime, sic kane pasur edhe 3 persona te tjere te familjes sone.

Ka edhe mashtrime te tjera te trasha sikur leja e zhvillimit te prones eshte leshuar nga Basha, por ne fakt lejet jane leshuar nga te tre kryebashkiaket, perfshi Rama, Basha dhe Veliaj.

Per te marre token e tyre bosh, si dhe disa objekte te uzurpuara e me banore informale brenda, ish pronaret u detyruan te paguanin per privatizimin rreth 800,000 USD dhe perseri, pronaret fisnike te Tiranes nuk nxorren ne rruge asnje nga 40 familjet informale qe jetonin aty, por ju dhane apartamente banimi ose kompensim sipas rastit. Kjo dha nje kosto shtese per ish pronaret, por fisniket nuk nxorren njeri ne rruge. A tregon dot Incene-Rama nje rast te vetem ku nje projekt zhvillimor i ka bere pjese te zhvillimit edhe banoret informale? Kemi te fresket rastet e Astirit, Shkozes, rruges 5 Maji. Jemi vite drite larg.

Kthimi i prones tek familjet pronaret eshte detyrim ligjor per kthimin e sendit te grabitur nga komunizmi, ndersa dhoro e tokave publike per Xhacken, Gaz Pajen, Bollinon dhe krimin e organizuar eshte veper penale se nuk mund te dhurosh pa perfunduar kthimi i pronave tek pronaret.

Ndaj ne respekt edhe te familjeve pronare qe ju cenohet nderi dhe dinjiteti nga keto mashtrime me rregji per te hequr vemendjen, do te vijohet me padi ndaj lepiresve te Rames. As vonesat e drejtesise me rregji dhe as shashkat e Rames per te zhurmuar inceneratoret nuk na impresionojne. Ligji, e verteta dhe e drejta e Zotit jane te thjeshta dhe plotesisht ne anen e pronareve fisnike te Tiranes.