Përfundon beteja me flakët, shuhet zjarri në Malin e Çikës

Beteja e Malit të Çikës me flakët tashmë ka përfunduar në ditën e gjashtë të saj. Kjo falë ndërhyrjes së dy avionëve të vegjël të dërguar nga Greqia.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë pasdites së djeshme është bërë i mundur izolimi i flakëve dhe vatrave të zjarrin ndërkohëqë mëngjesin e sotëm si pasojë e lagështirës ato janë shuar plotësisht.

NOA

Për momentin ka disa trungje pemësh të cilat vijojnë të digjen në brendësi të tyre dhe po monitorohem pasi mund të përbëjnë rrezik për pvrhapjen e flakëve. Deri më tani raportohet se janë djegur rreth 90 hektarë me shkurre dhe bimësi në zonë.

Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësve për shkak edhe të terenit të vështirë e kishin të pa mundur ndërhyrjen direkte pavarësisht përpjekjeve të shumta dhe u pa e nevojshme që të kërkohej ndihmë nga vendi fqinj i cili dërgoi dy avionë të specializuar.