Përfshihet nga flakët automjeti në Korçë

111
Sigal

Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen e quajtur Radeneci në Korçë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat.

Nuk dihet nëse mjeti ka qenë në lëvizje. Dyshohet se ngjarja është aksidentale, por hetimet do të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga ngjarja, vetëm dëme materiale.