I vendosi tritol lokalit në Tiranë, Gjykata jep vendimin për 28-vjeçarin

310
Sigal

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Franci Alimin, 28-vjeçari i cili u arrestua pas vendosjes së sasisë së tritolit në lokalin “JuJo” në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” në Tiranë.

Burimet nga Penalja bëjnë me dije së Alimi ka qëndruar i heshtur para gjykatës.

Prokuroria e Tiranës ka pasur në dorë prova të bollshme filmike, të cilat kanë bindur gjykatën dhe gjyqtarin Bedri Qori për lënien e tij në burg.

Alimi ka refuzuar që prej ditës së parë të flasë për Grupin Hetimor për vendosjen e tritolit, dhe për llogari të kujt e ka vënë.