ARTMED Clinic – Trashëgimia Shëndetësore e së Ardhmes!

147

Ekipi ARTMED ju uron gëzuar festat e Nëntorit!

Sigal

Doktori i famshem shqiptar në Turqi DR. Arten, asnjëherë nuk do i harrojë vlerat dhe nevojat e vendit të tij Shqipërisë.

Edhe pse po e ndërton të ardhmen e karrierës së tij në Stamboll, ëndrra e tij më e madhe është krijimi i një ure lidhëse mes Shqipërisë dhe Turqisë, për t’i afruar shqiptarët drejt vetes dhe t’u sigurojë atyre shërbimet më cilësore të fushës që ata kanë më shumë nevojë: mjekësisë. Për këtë arsye Dr. Arten themeloi klinikën ARTMED!

Po për çfarë shërben ARTMED CLINIC?

Turqia është destinacioni i parë që na vjen në mendje për trajtimet mjekësore dhe cilësinë e shëndetësisë. Një numër gjithnjë në rritje i pacientëve të huaj shkojnë aty për të trajtuar sëmundje nga më të ndryshmet. Qëllimi kryesor i ARTMED është arrdhja në ndihmë e shqiptarëve në nevojë, si dhe krijimi i një imazhi në mendjen e shqiptarëve si adresa e duhur për t’u drejtuar në rast nevoje. ARTMED ka një numër të lartë Konsulentash Mjekësorë të specializuar për informimin maksimal të pacientëve rreth funksionimit të mjekësisë dhe spitaleve në Turqi, si dhe për ndjekjen e çdo procedure gjatë trajtimeve në spitale. Ekipi i ARTMED punon fort për të plotësuar nevojat e çdo pacienti, që ka nevojë për të ardhur në Turqi, duke filluar që nga hapi i parë para ardhjes, deri në hapin e fundit pas trajtimeve. Qëllimi jonë si ARTMED është puna sa më e pastër ndaj pacientit si dhe mbrojtja e të drejtave të tyre deri në fund. Kënaqësia jonë më e madhe është dërgimi i pacientit sa më i lumtur në shtëpi me rezultatet e marra nga ne.

Pra, në duart e ekipit të ARTMED do të jeni më të sigurtë se asnjëherë!