Përfshihen nga flakët ambientet e kishës së Shën Marenës në Mokër, roja pëson djegie në fytyrë

48
Sigal

Ambientet ndihmesë në Kishës së Shën Marenës në zonën e Mokrës janë përfshirë nga flakët pasditen e djeshme.

Ambientet e qëndrimit përreth kishës janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur në pjesën më të madhe të tyre duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Me ndërhyrjen e banorëve dhe rojës është mundësuar izolimi dhe fikja e zjarrit ndërsa policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë rrjedhja e gazit nga një bombol e vogël, e cila më pas ka shpërthyer në flakë. Nga zjarri njëri nga rojet ka pasur edhe djegie të lehta në fytyrë. Ndërtesa e kishës është monument i kategorisë së parë.