Përdorimi i aparateve celularë nga drejtuesit e mjeteve është një fenomen negativ mjaft i përhapur në shoqërinë shqiptare.
Megjithëse pasojat kanë qenë shpeshherë fatale, kjo nuk ka mjaftuar për ndërgjegjësimin e shoferëve apo edhe të institucioneve.
Megjithëse është ndërmarrë një nismë, sikurse pohon specialisti i drejtorisë së Policisë Rrugore, Lefter Hysi, akoma nuk ka asgjë konkrete për shtrëngimin e masave lidhur me këtë shkelje.
Meqenëse jemi edhe në javën e sigurisë rrugore, specialisti i kësaj fushe në Drejtorinë e Përgjithshme, gjen momentin për të bërë një thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve.
“Është në të drejtën dhe detyrimin e çdo përdoruesi të rrugës që në mënyrë kategorike që në momentin që hyn në sedilje, hyn në mjet dhe fillon lëvizjen e mjetit, automatikisht të shkëpusë çdo kontakt me telefonin”.