Përdhunoi 13 vjeçaren dhe tentoi të trafikojë motrën e saj, merret vendimi për Aliosha Eminin

623
Për 49 vjeçarin Aliosha Emini, Gjykata e Beratit ka vendosur masën “arrest me burg”, pasi akuzohet për përdhunimin e një 13-vjeçareje dhe tentativën për të trafikuar të motrën e saj 19 vjeçe.
Sipas Policisë ai njihet si person me probleme mendore.
13-vjeçarja deklaroi në polici se ishte abuzuar seksualisht nga Emini, ndërsa e motra se kishte tentuar ta trafikonte jashtë vendi me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
“Trafikim i të rriturve” dhe “marrëdhënie seksuale me të mitur” janë akuzat që rëndojnë mbi Eminin.
Sigal