Përcillet për në banesën e fundit aktori i famshëm Lazer Filipi

452
Sigal

Është përcjellë për në banesën e fundit, aktori i njohur Lazer Filipi. Homazhet u bënë në hollin e Teatrit Kombëtar.

Kolegë, miq, familjarë dhe dashamirës të aktorit u përshëndetën me të për herë të fundit.

 “Sot ora 10:00 ne ambjentet e Teatrit Kombetar u mbajtën homazhet e fundit për të ndjerin Lazer Filipi. Kolegë, miq, familjarë dhe dashamirës të aktorit u përshëndetën me të për herë të fundit . I paharruar qoftë kujtimi i tij sepse vlerat dhe kontributi i tij për artin nuk do të vdesin kurrë. U prefsh në paqe Lazër Filipi!”, njofton Teatri Kombëtar.

Aktori dhe skenaristi i madh Lazër Filipi u nda dje (17 dhjetor) nga jeta në moshën 95 vjeçare.