Përcaktohen kriteret e përfitimit të Kartës së Studentit. Gati ligji për kategorinë e shërbimeve me çmime të reduktuara

20
Sigal

Janë botuar në Fletoren zyrtare ligjet për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për përgatitjen dhe lëshimin e kartës së studentit, gjithashtu dhe ligji për kategorinë e shërbimeve dhe enteve shtetërore dhe subjekteve të tjera të cilët përfitohen me çmime të reduktuara nga përdorimi i kartës së studentit.

Sipas udhëzimit studenti mund të përfitojë kartën e studentit kur ai regjistrohet pranë një institucioni të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë. Ndërkohë që institucioni i arsimit të lartë brenda vitit akademik përcjell pranë institucionit përgjegjës për emërtimin e kartave të studentit listën e studentëve të rinj të pajisur me numër identifikues matrikullimi nga QSHA.

Ndërkohë ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Qendra e nivelet Shërbimeve Arsimore dhe institucionet e arsimit të lartë për zbatimin e këtij udhëzimi. Në 2019, Bashkia e Tiranës ishte e para në rang vendi që kishte gati Kartën e Studentit. Karta e Studentit është mjeti nëpërmjet të cilit rreth 40 mijë studentët që studiojnë në kryeqytet, synohet të përfitojnë çmime të reduktuara për produkte dhe shërbime të nevojshme për ta. Gjithashtu të dhënat e raportojnë se janë rreth 2500 shërbime të ndryshme që përfitohen nga studentët përmes Kartës së Studentit.