“Për fëmijët do bëja çdo gjë”, 25-vjeçarja e divorcuar detyrohet të ‘shesë’ trupin e maskuar në rrugët e Elbasanit

205
Sigal

Një grua 25-vjeçare nga Gramshi e cila është e divorcuar detyrohet të prostitutojë në rrugët e Elbasanit si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike dhe sepse I duhet të rrisë dy fëmijët.

Në një rrëfim për një emision tregon se të gjitha institucionet kombëtare dhe vendore kanë lënë në mëshirë të fatit dhe kjo e ka detyruar të dalë e të shesë trupin e maskuar për të fituar para.

“Në radhë të parë gjendja e rëndë ekonomike sepse nuk mund t’i mbaj fëmijët me një rrogë normale në Shqipëri. Fitoj 70-80 mijë lekë në natë. E pambështetur në jetë, e pasigurtë në rrugë.

“Edhe më kanë dhunuar, ka njerëz të mirë po ka dhe të këqinj.

“Shumë, shumë e ofenduar, shumë shumë keq, por për fëmijët do bëj çdo gjë”.

“Ai nuk më jep prokurën për të ikur jashtë. Institucionet të ndihmojnë njerëzit që janë si puna ime. Të na japin një prokurë meqe burri s’ma jep te pakten”-rrëfeu 25 vjeçarja.