“Është i artistëve jo i drejtorëve”, Edit Mihali për hapjen e TOB-së: Placido Domingo mund të vijë kur të dojë. Artistët shqiptarë kur të vdesin do i respektojmë?!

Këngëtarja e njohur lirike Edit Mihali në një emision ka folur për skandalin me TOB kur u ftua pak javë më parë artisti Placido Domingo per hapjen e ketij teatri por mungonin artistet shqiptare.

Mihali thotë se shumë mire që është ftuar një artist i madh si ai, ama duhej të shoqerohej me artistë të mirënjohur shqiptar, të cilët kanë kontribuar për artin shqiptar me dekada.

Sigal

Ndër të tjera, Edit Mihali thotë se ka qenë e pranishme në këtë ceremoni, por kur ka parë mungesën e shumë artistëve shqiptare i ka thene dy grave politikane që kishte afër se ‘nuk duron më dhe do largohet’. Ajo e indinjuar thotë: “Kur do i respektojmë artistët shqiptarë? Kur të vdesin?”

E pranishme gjithmone ne aktivitetet e Teatrit te Operas dhe Baletit, dhe mesuese e shumë studentëve prej vitesh, duke zhvilluar dhe orë individuale me ta, Mihali thotë se sot mungon meritokracia dhe ka një ndryshim drastik me kohën kur ajo ishte studente vetë.

Fjala e Edit Mihalit

Ne i vleresojme përsonalitetët fatkeqesisht kur s’jane më në këtë botë, ndërsa kur i kemi të gjallë u duken te zakonshem dhe nuk respektohen nga ata që drejtojnë më xhama të errët. Tek ne vlerësohen nga xhamat e zinj. Gaqo Çako ketu ishte, ishte gjalle, Ramiz Kovaci këtu ishte, ishte gjallë. Të kesh punuar dhe te kesh pasur drejtore, njerez qe vinin nga ajka e artit, qe punon pa kompromise, si Çesk Zadeja, Tish Daija, Limoz Dizdari.

Te kesh Feim Ibrahimin, qe koha i ka mbajtur larte. Unë e hëngra veten me dhëmbë, shkova atë natë, doja ta shihja me sytë e mi, ccfraë bëhet. Prit se po flitej për ndonjë artist, hicc, u fol për kompozitorët, por këtu u mbyll, pa zënë emra. Unë aty pashë ministra që s’kanë lidhje me operan. Respekt per keta artiste qe do gezojne nje teater te tille. Në skene kam kenduar deri ne 2009. Ndersa dalja e fundit me orkester të mirëfillte e kam shkelur ne 2014. E kam shkelur skenen ne momente te veshtira, kur na iknin dritat dhe gjendja ishte katostrofale, per artistet qe nje vuajte te kendosh duke pasur frike dhe ftohte.

Mund ta merrni me mend qe mua ne momentin e fundit me vjen ftesa, hajde ne oren 12 merr ftesen më thanë, po sikur mos isha ne Tirane, si më thua ti ne momentin e fundit. Tob eshte i artisteve dhe jo i drejtoreve. Ndenja nuk me shkoi mendja qe mos kishte asnje emer te plejadave. Kisha nja dy zonja politikane afër, u thashë më falni s’mund të rri më këtu, se kjo i dogji të gjitha epokat që kanë bërë këtë teatër. Mirupafshim u thashë dhe ika. Pashë deri aty dhe kuptova që teatri nuk është i artistave. Te mos shihja asnje artiste. Placido Domingo eshte eshte artisti i madhe, mund te vije gjithmone.

Inva Mula ishte e para qe me talentin e saj arriti te perballojë te jete ne konkursin e Placido Domingo dhe ta fitoje ate konkurs, po ne kete menyre mund te lidhej. Aty duhet te ishte Inva me Placidon. Ina ka vënë nje tullë të shendosh ne teatër, si Marjana, Editi, Gaqo, Ramizi, Marije Kraja.  Inva duhet te ishte me Placidon qe te kendonte, Une, Marjana. Eshte 65-vjetori i teatrit shqiptare,  jemi shqiptare, kemi emra qe jane ende gjalle, kur do t’i respektojme, kur të vdesin?

Une nuk di tja ve emrin, se cfare mendimi kane patur që të sfidojnë të gjithë artistët, kam shkuar dhe roja nuk më kanë lënë të hyjë, se ajo që dha ftesën nuk më njihte, dil dil më thanë, i thashë kam punuar ketu  40 vjet këtu, jooo nuk ka koment. Unë athere kisha shembuj, që ishin ekudatë e punës. Dikush duhet të bëjë një historik që e kanë prekur dhe kanë lënë emer, me këtë duhej të merrej Teatri.