Pëllumb Zaimi: Turp që ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme kanë shkatërruar mbrojtjen ajrore të Shqipërisë

604
Është e disata herë që avionë të vegjël, hyjnë dhe dalin nga territori i Shqipërisë, të cilët janë pjesë e trafikut ndërkombbëtar të lëndëve narkotike, të cilët nuk monitorohen nga Shqipëria. Kështu ka ndodhur me avionët e drogës, të cilët, janë kapur nga shteti Italian, ose në rastin e avionit në Divjakë, për shkak të difektit teknik, avioni ngeci në rërë. Ndëkohë në Shqipëri, është bërë top futbolli përgjegjësia ce cilët duhet të monitorojnë hapësirën Ajrore: Ministria e Mbrojtes, apo ministria e Brendshme. Pëllumb Zaimi, kolonel në rezervë, në intervistën për gazetën “Telegraf”, shprehet se është turp që nuk monitorohet hapësira ajrore e Shqipërisë, pasi kështu cënohet Sovraniteti dhe Integriteti i vendit dhe ëprgjegjësia është edhe e ministrisë së Mbrojtjes, edhe e ministrisë së Brendshme. Kolonel Zaimi pohon se fqinjët tanë, anëtarë të NATO, Greqia dhe Italia nuk mund të monitorojnë hapësirën ajrore të Shqipërisë.

-Zoti Kolonel Zaimi, kush janë përgjegjësit që Shqipëria sot nuk ka asnjë mundësi ushtarake të monitorojë hapësirën ajrore?

– Qeveria shqiptare e ka detyrim kushtetues dhe ligjor të mbrojë sovranitetin tokësor, detar dhe ajror. Asnjë justifikim nuk mund të ketë për situatën, kur në territorin shqiptar dhe në hapësirësn ajrore futen mjete fluturimi të huaja, avionë dhe helikopterë, qofshin. Elementi numër 1 i Sigurisë Kombëtare është sigurimi fizik i Territorit, detit dhe i hapësirës të Shqipërisë. Kjo detyrë themelore e Kushtetutës nuk është përmbushur, përderisa ka disa raste cënimi. Përgjegjëset institucionale për cënimin e sovranitetit janë Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme. Ministria e Mbrojtjes ka kryer me kohë Antireformën e spastrimit të strukturave radiolokative në ushtri, ndërsa policia kufitare e Ministrisë së Brendshme pothuajse nuk kryen asnjë detyrë që ka të bëjë me sovranitetin ajror. Ka rreth 4-5 vjet që nuk dëgjojmë asnjë informacion nga policia kufitare. Kjo polici nuk duhet të jetë vetëm tokësore, por edhe ajrore dhe detare. Sovraniteti ushtrohet mbi të tre llojet e kufirit, gjithashtu dhe kontrolli i tyre, i cili është ekskluzivitet i policisë kufitare. Nuk e di çfarë pajisje ka kjo polici e kufirit, por është nevojë urgjente që misioni i saj të plotësohet edhe me detyra për ushtrimin e kontrollit ajror, sidomos në drejtim të korridoreve delicate të fluturimit. Policia kufitare ka nevojë për specialistë radiolokativë dhe ka ardhur koha të pajisen edhe me stacione pelengrimi të lëvizshme. Sot ka stacione radiolokative në madhësinë e një valixheje, me 10-15 kg peshë. Të tilla duhet të ketë medoemos policia kufitare, e cila nuk është dhe nuk duhet të jetë vetëm “polici tokësore”. Në policie të tillë, siç ka vepruar policia jonë kufitare deri tani, i ka ardhur fundi, ngaqë është jashtë funksionit e kryerjes së detyrës. 

-Disa politikanë dhe ushtarakë të lartë mendojnë që hapësirën ajrore të Shqipërisë e monitorojnë fqinjët tanë, në kuadrin e NATO, ndaj Shqipëria nuk ka nevojë për radarë dhe flotë ajrore ushtarake. Ju, zoti kolonel Zaimi, pajtoheni me këto politika e staregji ushtarake?

– Monitorimi i hapësirës tonë ajrore nga fqinjët italianë dhe grekë ka rezultuar i paefektshëm, përderisa kemi raste të shumta të shkeljes ajrore. Por ky monitorim i hapësirës sonë ajrore nga fqinjët tanë është një turp për integritetin tonë të Sigurisë Kombëtare. Siguria Kombëtare është dhe duhet të jetë vetëm pronë e popullit shqiptar dhe e strukturave të tij ushtarake. Kështu e shpreh qartazi dhe prerë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e cila është përdhosur nga politikanët tanë, që me antireformat në ushtri, shkatërruan gjithë mbrojtjen ajrore të Shqipërisë. Cila logjikë mund të pranojë që Shqipëria të jetë në mëshirën e grekërve dhe italianëve në monitorimin e hapësirës ajrore të Shqipërisë. 
Sigal