Pedagogu dërgoi 20 studentë për të luftuar në Siri. Në pranga edhe 2 shqiptarë në Malajzi

607
Pas arrestimit të pedagogut shqiptar në Malajzi, Klodian Zaimajt, i njohur edhe me emrin fetar Ibrahim, ABC News zbulon identitetin edhe të dy shqiptarëve të tjerë, që si po ai, dyshohen se kanë lidhje me terroristët e ISIS.
Bëhet fjalë për dy shqiptarët me inicialet J. Z., nga Tirana dhe A. G., nga Lushnja.
Për Klodian Zaimin, dyshohet se ka financuar, indokrinuar e dërguar në Siri 20 shqiptarë që kanë studiuar në Siri dhe Jordani. 
Një pjesë e këtyre studentëve dyshohet se janë përfshirë në radhët e ISIS. 
Zaimi u vu në pranga me 1 tetor, gjatë një aksioni të zhvilluar në Malajzi nga policia lokale, ku bashkës më shqiptarin u prangosën edhe 8 persona të tjerë.
Mediat lokale bëjnë me dije se Klodian Zaimaj kishte disa vite që jetonte në Malajzi, ku pasi kishte mbaruar shkollën, kishte filluar si lektor në një prej universiteteve lokale.
8 të arrestuarit, bashkë me shqiptarin, dyshohen nga policia malazeze se kanë lidhje me direkte me grupin terrorist ISIS qe vepron ne Siri dhe Irak.
Sigal