PD publikon fakte të reja: Si u manipuluan në mënyrë skandaloze votimet 30 qershorit

484
Sigal

Nga selia blu ish deputeti Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso kanë publikuar prova të reja që tregojnë se si u manipulua procesi i votimit të 30 qershorit nga mazhoranca.

Bylykbashi tha nga selia blu se disa nga provat që tregojnë manipulimin janë: fletët e votimit janë marrë në grup, janë plotësuar fletë votimi bosh, janë mbushur kutitë e votimit nga komisionerët socialistë.

“Grupet e numërimit dhe KZAZ-të kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç shpeshherë. Ka flet votimi të numëruara jashtë kamerave. Janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë pa vula. Kutitë janë mbushur nga komisionerët socialistë”, tha Bylykbashi.