PD depoziton raportin, jemi pro arrestimit të Ballukut, për aferën 1.1 miliardë euro

Pas ndërkombëtarëve, edhe deputetët e opozitës paralajmërojnë protesta duke argumentuar se imuniteti parlamentar nuk është privilegj personal, por mekanizëm për mbrojtjen e funksionimit të Kuvendit. Në mungesë të pretendimeve të PS-së  për ndjekje politike, ata vlerësojnë se Kuvendi nuk duhet të pengojë hetimin e drejtësisë për aferën 1.1 miliardë euro, por të autorizojë vijimin e procedurës për arrestimin e saj.

PD depoziton raportin: Jemi pro arrestimit të Ballukut, po pengohet drejtësia për afera 1.1 miliardë euro

Sigal

Argumentet për imunitetin e Ballukut , demokratët pro arrestimit të Ballukut, paralajmërojnë protesta

 

Anëtarët demokratë argumentojnë më tej se imuniteti parlamentar nuk është privilegj personal, por mekanizëm për mbrojtjen e funksionimit të Kuvendit. Në mungesë të pretendimeve për ndjekje politike, ata vlerësojnë se Kuvendi nuk duhet të pengojë hetimin, por të autorizojë vijimin e procedurës për arrestimin e saj.

 

 

 

 

 

 

Pesë anëtarët demokratë në Këshillin e Mandateve kanë paraqitur raportin e tyre lidhur me kërkesën e SPAK, për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas raportit të firmosur nga përfaqësuesit e PD-së, Kuvendi duhet të votojë pro kërkesës së SPAK, pasi, sipas tyre, nuk rezulton asnjë indicie për motivim politik të hetimit dhe plotësohen kushtet ligjore për vijimin e procedurës penale.Në raport thuhet se prokuroria ka paraqitur 80 prova dhe 12 volume dokumentacion, ç’ka, sipas tyre, përmbush standardin e “dyshimit të arsyeshëm” për akuzat ndaj Ballukut.

Në përfundim, raporti rekomandon votim pro kërkesës së SPAK, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë respektohet ndarja e pushteteve, garantohet barazia para ligjit dhe ruhet besimi publik në institucionet e drejtësisë dhe të Parlamentit.

Po ashtu, theksohet se ekziston rrezik për prishje të provave dhe ndikim mbi dëshmitarët, duke marrë parasysh pozicionet e mëparshme të Ballukut në ekzekutiv.Anëtarët demokratë argumentojnë më tej se imuniteti parlamentar nuk është privilegj personal, por mekanizëm për mbrojtjen e funksionimit të Kuvendit. Në mungesë të pretendimeve për ndjekje politike, ata vlerësojnë se Kuvendi nuk duhet të pengojë hetimin, por të autorizojë vijimin e procedurës për arrestimin e saj.Në përfundim, raporti rekomandon votim pro kërkesës së SPAK, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë respektohet ndarja e pushteteve, garantohet barazia para ligjit dhe ruhet besimi publik në institucionet e drejtësisë dhe të Parlamentit.

Bardhi theksoi se Kuvendi nuk ka kompetencë që të vlerësojë se cila masë sigurimi është e përshtatshme për Ballukun, duke iu referuar qëndrimit të socialistëve në mbledhjen e Mandateve se masa e pezullimit ishte e mjaftueshme deri më tani në lidhje me hetimet, pasi në të kundërt do të dilte jashtë kompetencave të tij dhe do të shkelte parimin e së drejtës.

Bardhi: Opozita do të thërrasë protestë te Kuvendi ditën e debatit për Ballukun, dhe nëse mbrohet korrupsioni

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, prezantoi raportin e opozitës që do të depozitohet në Kuvend pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit me qëllim heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, kërkesë e SPAK, dhe arrestimin e saj.

Bardhi theksoi se Kuvendi ka për detyrë që të verifikojë nëse ekzistojnë kushtet për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit, që ka kërkuar Prokuroria e Posaçme dhe të sigurojë që  “deputeti në procedurë të mos jetë peng i përdorimit abuziv politiko-parti për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare.”

Po ashtu, ai theksoi se Kuvendi nuk ka kompetencë që të vlerësojë se cila masë sigurimi është e përshtatshme për Ballukun, duke iu referuar qëndrimit të socialistëve në mbledhjen e Mandateve se masa e pezullimit ishte e mjaftueshme deri më tani në lidhje me hetimet, pasi në të kundërt do të dilte jashtë kompetencave të tij dhe do të shkelte parimin e së drejtës.

Ballukut duhet t’i akordohen 35 vjet burg , ja si abuzoi me 11 tendera me vlerë 1,1 mld euro

Ndërkohë që duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Bardhi tha se ditën e shqyrtimit të kërkesë për imunitetin e Ballukut opozita do të thërrasë një protestë para Kuvendit. Qytetarët shqiptarë do ta trajtojnë Kuvendin si bunker nëse aty mbrohet korrupsioni dhe do ta shembin, tha kreu i grupit të PD.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në fjalën e tij gjatë paraqitjes së raportit të Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin, deklaroi se Partia Demokratike është “pro drejtësisë dhe pro barazisë përpara ligjit”, duke theksuar se Prokuroria e Posaçme ka dokumentuar me mijëra faqe prova se si Balluku ka abuzuar me detyrën.

Sipas tij, ish-ministrja ka paracaktuar në mënyrë korruptive 11 procedura prokurimi me një vlerë totale prej 1.1 miliardë eurosh. “Sipas prokurorisë, ajo i ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar shtetit shqiptar dhe rrezikon në maksimum deri në 35 vite burg”, pohoi Bardhi.

Më tej, ai solli në vëmendje një akuzë edhe më të rëndë nga dosja e prokurorisë, duke u shprehur se “gjatë këtyre muajve, ajo po prish provat dhe po kërcënon dëshmitarët përmes grupeve kriminale dhe përmes vartësve të saj”. Bardhi e përqendroi sulmin e tij politik tek kryeministri Edi Rama, të cilin e akuzoi se po pengon drejtësinë dhe po mbron korrupsionin e bashkëpunëtores së tij të ngushtë. “Arsyeja e kësaj mbrojtjeje është e thjeshtë. Ai është vetë i përfshirë në këtë aferë. Ai është peng i Belinda Ballukut”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD.

Sipas opozitës, sjellja e kryeministrit është antikushtetuese dhe përbën një “goditje të rëndë ndaj reformës në drejtësi”. Bardhi argumentoi se Rama është “autori i ngritjes së sistemit korruptiv që po vret ekonominë, tregun e lirë, që po varfëron shqiptarët dhe po i detyron të largohen nga Shqipëria”. Në vijim, ai bëri të ditur se pesë anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve rekomandojnë që Kuvendi të votojë pro kërkesës së SPAK. Kërkesa specifike e prokurorisë është dhënia e autorizimit për arrestimin e Ballukut dhe ndryshimin e masës së sigurisë nga “ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “pezullimi i detyrës” në “arrest në burg” ose “arrest shtëpie”.

Duke cituar vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe qëndrime të Komisionit të Venecias, Bardhi theksoi se imuniteti parlamentar nuk është një privilegj personal, por një mekanizëm për të mbrojtur veprimtarinë e Kuvendit nga ndërhyrjet me sfond politik. Ai pohoi se në rastin e Belinda Ballukut nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se akuza është e motivuar politikisht, dhe për këtë arsye, Kuvendi duhet t’i hapë rrugë drejtësisë.

 

Kuvendi s’mund të përcaktojë se cila masë sigurimi është e përshtatshme

Bardhi theksoi se Kuvendi nuk ka kompetencë që të vlerësojë se cila masë sigurimi është e përshtatshme për Ballukun, duke iu referuar qëndrimit të socialistëve në mbledhjen e Mandateve se masa e pezullimit ishte e mjaftueshme deri më tani në lidhje me hetimet, pasi në të kundërt do të dilte jashtë kompetencave të tij dhe do të shkelte parimin e së drejtës.

“Kuvendi nuk ka kompetencë për të vlerësuar meritën e çështjes për caktimin e masës së sigurimit, llojit të saj apo kushteve për secilën masë, por ka rol vetëm në verifikimin e ekzistencës formale të përmbushjes së këtyre kushteve. Në të kundërtën ai do të bënte shqyrtim ligjor të çështjes, jashtë kompetencës së tij kushtetuese dhe në shkelje të parimit të ndarjes dhe balancimit midis pushteteve.”, thuhet në raport.

Pjesë nga raporti:

Nëse Kuvendi shqyrton nevojën apo jo të kryerjes së një veprimi konkret hetimor nga ana e organeve të drejtësisë, atëherë demokracia përballet me një rrezik flagrant: rrënohet parimi i ndarjes së pushteteve i sanksionuar nga neni 7 i Kushtetutës. Jo vetëm kaq, por situata shthuret dhe passjell një tërësi pasojash, që dëmtojnë pa kthim parimet e drejtësisë dhe të shtetit, ku sundon ligji. Në këtë terren kushtetues, në rastin konkret, është detyrë e Kuvendit të verifikojë vetëm nëse ekzistojnë të gjitha kushtet për dhënien e autorizimit, që kërkohet nga prokuroria për arrestimin e deputetit. Kuvendi, në cilësinë e pushtetit legjislativ, në këtë lloj procedure ka vetëm një detyrë: të sigurojë që deputeti në procedurë të mos jetë peng i përdorimit abuziv politiko-partiak për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare.

Ne deputetët e pakicës parlamentare në Këshill, mbajmë në konsideratë edhe standardin e vendosur nga Komisioni i Venecias, sipas të cilit: “organi parlamentar që shqyrton një kërkesë për heqjen e imunitetit nuk duhet të bëjë një shqyrtim ligjor të çështjes. Vendimi duhet të bazohet mbi faktet dhe meritat e çështjes siç i parashtrojnë autoritetet dhe deputeti në fjalë dhe jo mbi konsiderata të tjera politike apo të jashtme.” Në përputhje me këtë standard, Kuvendi nuk ka kompetencë për të vlerësuar meritën e çështjes për caktimin e masës së sigurimit, llojit të saj apo kushteve për secilën masë, por ka rol vetëm në verifikimin e ekzistencës formale të përmbushjes së këtyre kushteve. Në të kundërtën ai do të bënte shqyrtim ligjor të çështjes, jashtë kompetencës së tij kushtetuese dhe në shkelje të parimit të ndarjes dhe balancimit midis pushteteve.

Kuvendi, duke mos qenë organ kompetent sipas Kushtetutës përgjegjës për hetimin penal, nuk mund të çmojë meritën se cila është masa e përshtatshme e sigurimit për të mbrojtur hetimet, apo të veprimeve konkrete, që duhet të ndërmarrë prokuroria që hetimi të jetë i plotë dhe i pacenuar. Kjo është një kompetencë ekskluzive e pushtetit gjyqësor. Nëse Kuvendi do të vlerësonte që një masë e caktuar sigurimi është më e përshtatshme sesa një tjetër, apo një masë e caktuar sigurimi është e mjaftueshme, kjo do të përbënte ndërhyrje në kompetencat e pushtetin gjyqësor dhe për pasojë ndërhyrje e drejtpërdrejtë, në mënyrë antikushtetuese, në hetimin penal.

Në rastin në shqyrtim Kuvendi nuk është ftuar për të caktuar një masë sigurimi, sepse nuk është kompetencë e tij caktimi i masës së sigurimit. Kuvendit i është kërkuar autorizim nga Prokuroria, që ajo të ketë mundësi t’i drejtohet gjykatës për caktimin e masës së sigurimit. Ashtu sikurse edhe pika 3 e nenit 260 të Kodit të Procedurës Penale sanksionon: “3. Kur nevojat e sigurimit rëndohen, gjykata, me kërkesë të prokurorit, mund të vendosë zëvendësimin e saj me një masë më të rëndë ose caktimin e një mase sigurimi shtrënguese ose ndaluese shtesë”, është kompetencë kushtetuese dhe ligjore e Gjykatës, që me kërkesë të prokurorisë, të vendos për zëvendësimin ose jo të masës së sigurimit.

Caktimi i masës më të përshtatshme të sigurimit dhe për pasojë vlerësimin kushtetuese/ligjor për këtë, është brenda sferës ekskluzive të Gjykatës. Vendimmarrja e Gjykatës i nënshtrohet kontrollit të brendshëm nga vetë sistemi gjyqësor, fillimisht në Gjykatën e Shkallës së Parë në mënyrë periodike, më pas nga Gjykata Apelit, Gjykata e Lartë apo Gjykata Kushtetuese. Nëse Kuvendi do të mbante qëndrimin që s’ka nevojë për një veprim të caktuar në kuadër të një hetimi penal (caktimi i një mase më të rëndë sigurimi personal për të mbrojtur të pacenuar hetimin), ndërkohë që organi i ngarkuar nga Kushtetuta për të ushtruar ndjekjen penale – Prokuroria – çmon dhe vërteton të kundërtën, atëherë Kuvendi në mënyrë antikushtetuese do të uzurponte kompetencat e organit të hetimit dhe pushtetit gjyqësor, duke i njohur vetes atributin e caktimit të masave të sigurimit. Kjo do të ishte një ndërhyrje brutale në sferën e kompetencave të pushtetit gjyqësor dhe për pasojë cënim flagrant i nenit 7 të Kushtetutës – parimit të ndarjes dhe të balancimit midis pushteteve.

Në përputhje të sa më lart, Kuvendi, në këtë lloj procedure, ka autoritet kushtetues të verifikojë VETËM:

(1) Ekzistencën e një procedimi penal të ligjshëm dhe mungesën e motiveve politike në hetimin penal të çështjes;

(2) Ekzistencën e kushteve ligjore për autorizimin e veprimit të kërkuar nga prokuroria;

(3) Plotësimin nga ana përmbajtësore të disa kritereve të elaboruara nga Komisioni i Venecias.

 

Në përfundim të këtij verifikimi, rezulton në mënyrë të përmbledhur se:

  1. Provohet se ekziston një procedim penal i ligjshëm dhe se në rastin konkret jemi përpara prezumimit bazik që imuniteti duhet të hiqet sepse nuk ka asnjë pretendim apo arsye të besohet se akuzat kundër deputetes Balluku janë të motivuara politikisht. Madje edhe vetë ajo, përmes avokatëve të saj, e konfirmon një fakt të tillë.
  2. Provohet “dyshimi i arsyeshëm” i bazuar në prova. Prokuroria tregon në mënyrë të qartë se ekziston dyshimi i arsyeshme dhe ai bazohen në një set provash që janë depozituar bashkëlidhur kërkesës dhe relacionit shoqërues, gjithsej 80 prova, të ndara në 12 volume.
  3. Provohet rreziku për procedimin penal. Prokuroria në kërkesën drejtuar Kuvendit, si dhe në përgjigje të pyetjeve përpara Këshillit, treguan qartazi se në rastin konkret ekziston rreziku për prishjen e provave të procedimit penal nga deputetja Belinda Balluku.

 

  1. Provohet nevoja e kryerjes së veprimit nga ana e prokurorisë, në kuadër të përshtatshmërisë së masës së kërkuar.
  2. Provohet përmbushja e të gjitha kritereve të përcaktuara nga Komisioni i Venecias për heqjen e imunitetin.
  3. Provohet përmbushja e të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore të caktimit të masave të sigurisë, të parashikuara nga nenet 228, 229, 230 dhe 260 të Kodit të Pocedurës Penale.