Pavarësisht përmirësimit në rang kombëtar, papunësia në Qarkun e Tiranës u rrit këtë vit

133
Sigal

Pavarësisht se, papunësia në rang kombëtar shënoi nivelin më të ulët historik në 11.1% të popullsisë mbi 15 vjeç që ishte në kërkim të punës në tremujorin e dytë të këtij viti, në Tiranë, qyteti që gjeneron më shumë mundësi, papunësia ishte në rritje, raportoi INSTAT.

Të dhëna të detajuara nga INSTAT për punësimin në qarqe tregojnë se, në tremujorin e dytë të vitit aktual shkalla e papunësisë në Tiranë arriti 12.3%. Ky rezultat ishte 1.2 pikë përqindje më i lartë se mesatarja kombëtare, por edhe një rritje 1.4 pikë për qind në raport me një vit më parë në të njëjtën periudhe.

Tirana bashkë me tre qarqe të tjera si Kukësi, Dibra dhe Lezha shënuan rritje të shkallës së papunësisë në tremujorin e dytë 2021, në raport me një vit më parë.

Nga 12 qarqe, 5 prej tyre, Tirana, Durrësi, Vlora, Dibra dhe Lezha e kishin shkallën e papunësisë mbi mesataren kombëtare në prill-qershor 2022. Nga ana tjetër 7 qarqe e kishin shkallën e papunësisë nën mesataren kombëtare.

Duket se shkalla e papunësisë në vend po ndikohet ndjeshëm nga zhvillimet demografike në vend. Qarku i Gjirokastrës që kanë normat më të larta të plakjes së popullsisë shënoi nivelin më të ulët të papunësisë. Në tremujorin e dytë të vitit 2021 shkalla e papunësisë në këtë qark ishte 4.5% duke pësuar 0.8 pikë për qind ulje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Qarku i Kukësit, i cili vitet e fundit po shpopullohet me shpejtësi nga normat e larta të emigracionit te të rinjve kishte normën me të ulët të papunësisë pas Gjirokastrës me vetëm 5 %. Gjashtë vite më parë norma e papunësisë në këtë qark ishte 19%.

Qarku i Vlorës kishte rënien më të fortë vjetore të papunësisë me -7.8 pikë për qind të papunësisë në 3-mujorin e dytë 2022, dhe në krahun tjetër Dibra kishte rritjen më të fortë vjetore të papunësisë me 7.1 pikë%.

Në tremujorin e dytë 2022, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,1%. Niveli i papunësisë u ul me 1,1%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, dhe është ulur me 1,0%, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat ishte 10,7% dhe për gratë 11,4%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e papunësisë është ulur me 1,1 pikë përqindje për burrat dhe është rritur me 0,1 pikë përqindje për gratë.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 20,2%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, shkalla e papunësisë për të rinjtë, në tremujorin e dytë 2022, është rritur me 0,3 pikë përqindje.

Pavarësisht përmirësimit në rang kombëtar,