Patos, shpërthen bombola e gazit, plagoset çifti i bashkëshortëve dhe vajza e tyre

78
Sigal

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Patos duke sjellë plagosjen e tre personave që gjendeshin brenda shtëpisë. Të plagosur kanë mbetur shtetasit me iniciale F. S., Y. S., dhe D. Sh.,

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi. Zjarri ra në banesën që ndodhet në lagjen “Grizë”, Patos. Të tre të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi kanë pësuar djegie të shumta trupore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen “Grizë”, Patos. Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.