Eksperti i ekonomisë Zef Preçi: Nga amnistia fiskale, përfiton dhe krimi

839
Sigal

Nisma e kryeministrit Edi Rama për të injektuar në ekonomi paratë e përfituara nga puna informale shihet me skepticizëm nga ekspertët e ekonomisë.

Esperti i Ekonomisë Zef Preçi, është shprehur se premtimi përkon me nisjen e fushatës elektorale, ndërsa thekson se edhe paratë e krimit, do të përfitojnë nga kjo nismë.

“Për më tepër fillimi i zbatimit të ashtuquajturit akti normative anti-KÇK në thelb po inkujaron veprat kriminale drejt pjesë gri, zonës infomale, përmes personave të dytë ose të tretë. Unë nuk besoj se qytetarët që kanë akumualuar para në mënyrë të ndershme të kenë ndonjë pengesë edhe në ditët e sotme.”

Preçi thekson se nisur nga eksperienca, përfitimet e ekonomisë shqitpare do të jenë simbolike.

“Kanë qenë më shumë thjeshtë mbështetje elektorale për partinë në pushtet që është marrë nisma, kanë shtuar disa vota, por nuk kanë shërbyer aspak për të mbushuar arkën e shtetit, cka ka qenë qëllimi i kryeministrit.”

Ai thekson se edhe periudha kur është ndërmarrë nisma, nuk është e duhura.

“Konsensusi parë lidhet me atë pjesë të ekonomisë e biznesit që paguan taksat rregullisht. Konsesnsusi i dytë lidhet me pranimin e kësaj amnistie nga forcat politike në pushtet dhe në opozitë. Po ashtu edhe konsensusi mes Shqipërisë si vend anëtar i FMN-së dhe institucioneve monetare ndërkombëtare.”

Kreu i qeverisë ka paralamëruar pak ditë më parë se së shpejti do të nisë implementimi i amnistisë fiskale nga e cila do të mund të përfitohjnë të gjithë qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, duke përjashtuar ata që janë subjekt i deklarimit të pasurisë.