Bie nga lartësia ku po punonte, humb jetën 46-vjeçari në Tiranë

133
Sigal

Një 46-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme pasi ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Tiranës, rreth orës 10:00, në rrugën “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Gj. P., 46 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.