Pasnesër pritet furtunë dhe përmbytje? Bashkia e Lezhës del me lajmërim për qytetarët

46
Sigal

Reshje të mëdha shiu priten ditën e martë priten reshje të shumta shiu, të shoqëruar me përmbytje dhe furtunë.

Bashkia Lezhë bën me dije se Shërbimet e Emergjencave do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik. Ndërkaq një numër kontakti është lënë për banorët.

Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se pasnesër mbrëma, duke gdhirë data 29 rreth orës  1:00  deri në orët e para të mëngjesit priten reshje të shumta shiu!  Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje, pasi sasia e shiut që do të bjerë do jetë shumë e lartë.  

Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik!  Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që të marrin çdo masë të mundshme dhe të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: ‪+355 68 331 2049”, thuhet në një lajmërim.