Pashkët, Kryemadhi uron besimtarët katolikë: Me dashuri në zemër mund të krijojmë një botë dhe një të ardhme më të mirë

134
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nëpërmjet një statusi në Facebook ka uruar besimtarët për festën e pashkëve.

“Pashkë të gëzuara në çdo familje shqiptare”, shprehet Kryemadhi.

Gjithashtu thekson se me dashuri mund të krijohet një botë më e mirë.

“Pashkë të bekuara dhe të gëzuara për çdo familje shqiptare! Krishti i Ringjallur është siguri se shpresa nuk vdes kurrë, se gjithmonë mund të rinisim, e me dashuri në zemër mund të krijojmë një botë e të ardhme më të mirë”, shprehet Kryemadhi.

Kryemadhi