Pasagjeri pozitiv me koronavirus në Kakavijë, pala greke kthen pas autobusin me dyzetë qytetarë

284
Sigal

Dyzetë punëtorë sezonale janë kthyer mbrapsht nga autoritetet shëndetësore greke në Kakavijë pasi njëri prej tyre rezultoi pozitiv me koronavirus.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në momentin kur disa punëtorë sezonalë ishin duke shkuar me autobus në Greqi.

Gjate kontrollit testues RAPID autoritetet greke zbuluan se një 56-vjeçar nga Fieri me inicialet G.M rezultoi pozitiv, ndonëse kishte në dorë analizën ku rezultonte negativ, të bërë në një prej laboratorëve të specializuar në kryeqytet.

Si rrjedhojë, pala greke detyroi autobusin me dyzetë persona të kthehej pas.