“S’jemi rastësisht në krye, ju tregoj sekretin”, Selemekers: Ndaj Napolit fitojmë për… trajnerin

441
Sigal

Aleksis Selemekers ka spostuar hierarkitë e treshesh që luan pas shpinës së Ibrahimoviçit duke arritur të fitojë besimin e trajnerit për t’i besuar në krahun e djathtë në “dëm” të Samu Kastijehos. Belgu i ardhur në janar te kuqezinjtë për 4 milionë euro tashmë vlen të paktën 3-fishin dhe nuk ka asnjë plan të ndalet në rritjen e tij siç e konfirmoi në një intervistë për televizionin e klubit.

Si ndiheni në Milano?

Është një qytet tepër mikpritës dhe që në fillim jam ndierë mirë, pavarësisht se jetoj vetëm. Pavarësisht, izolimit dhe “vetmisë” asnjëherë nuk e kam parë jetesën në Milano si problem. Kudo jam ndjerë i mirëpritur dhe i vlerësuar.

Klubi besoi te ju që në muajt e parë, sa krenar jeni?

Më vjen mirë për besimin që drejtuesit, trajnerit dhe shokët kanë tek unë. Shpresoj të përmirësohem dhe t’ua shpërblej të gjithëve. Kjo është mënyra ime për të treguar se jam i denjë për të mbajtur fanellën e Milanit.

11 paraqitje dhe dy gola. Mendoni të shënoni më tepër sivjet?

Mendoj se golat janë të rëndësishëm për rolin që mbuloj dhe më vjen akoma më mirë nëse me këtë mënyrë arrij të ndihmoj skuadrën. Më pëlqen shumë të sulmoj dhe mbase kam nisur të bëj më shumë se sa kur erdha në ekip që isha edhe disi i ndrojtur në interpretimin tim të rolit.

Sa ka ndikuar Pioli në rritjen tuaj?

Trajneri ka bërë një punë të paqme dhe të dielën do të luajmë edhe për të. Duam të fitojmë për veten dhe trajnerin tonë sepse është thelbësore që të vazhdojmë me ritëm të lartë. Jemi përmirësuar shumë dhe kjo vjen nga puna e madhe që çdo ditë kryejmë në stërvitje. Vetëdija mbi forcën tona na ka shtuar besimin në fushë.

Jeni gati për ndeshjen me Napolin?

Është një përballje tepër e rëndësishme dhe kemi punuar fort në këto ditë. Uroj që të paraqitemi mirë dhe të korrim një tjetër sukses. Mendoj se të gjithë shokët janë gati.

Këtë herë u dëmtuat e nuk luajtët dot me kombëtaren….

Grumbullimi me ekipin kombëtar është krenari dhe ëndërr për çdo futbollist. Thirrjet më kanë dhënë më shumë besim si mua, ashtu edhe Davides (Kalabria). Mendoj se edhe për klubin është e rëndësishme që dy futbollistë të jenë të pranishëm në fazën finale të Ligës së Kombeve.