Pasagjerët 6 orë në pritje për të zbritur nga trageti në portin e Vlorës

222
Sigal

Trageti i linjës Vlorë-Brindizi dhe anasjelltas është ankoruar në portin e Vlorës vetëm rreth orës 14:00 të kësaj të diele. Për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq, trageti nuk është ankoruar dot rreth orës 08:30, kur edhe ishte parashikuar, por 6 orë me vonesë. Pasagjerët, të cilët kanë pritur në traget shprehen se udhëtimi ishte i vështirë, ndërsa edhe nisja nga Italia është bërë me vonesë. Ata shtojnë se deti ka pasur shume dallgë dhe u është dashur shumë orë pritje. Përpos dallgëve edhe era e fortë, nuk lejonte ankorimin e tragetit në mëngjes, por kjo ndodhi vetëm gjatë pasdites.