Pas verës, vjen dimri i vështirë/ Rritet çmimi i druve në vend, sa do të shkojë

228
Sigal

Periudha e verës shfrytëzohet nga qytetarët korçarë për të siguruar lëndën drusore për ngrohje gjatë periudhës së dimrit, ku pjesa dërrmuese përdor alternativën e ngrohjes me dru zjarri.

Në këtë krizë çmimesh dhe një situate të vështirë ekonomike për xhepat e tyre, ata shprehen se e kanë të pamundur të sigurojnë ngrohjen.

Ashtu siç të gjithë Evropën edhe Shqipërinë e pret një dimër i vështirë.

Nëse shtetet evropiane janë të varura nga gazi rus, shumica e qyteteve tona janë të varura nga drutë të cilët përdoren për ngrohje.

Në Korçë çmimi i druve këtë sezon pritet të jetë mjaft i lartë dhe i papërballueshëm për qytetarët.

“Deri tani 55 mijë është po do të rritet akoma.

Çmimi është rritur dhe për ne është shumë e vështirë.

Nuk arrijmë dot t’i marrim se pensioni aq është. Se si do t’ja bëjmë, nuk e di,” thonë banorët.

Pensionistët janë ndër kategoritë më të prekura ndërsa ata apelojnë strukturat shtetërore për ndërhyrje.

“Çmimet rriten andej, këtej ulet niveli i jetesës, kështu po shkon kjo punë. Shtohen andej, bie këtej.

Po me dru po s’kemi marrë. Nuk kemi me çfarë t’i marrim. Duhen shumë lekë. Sivjet do mbetemi pa ngrohur. S’ke… me çfarë?! Me gaz?!” thonë ata.

Muajt e dimrit janë tepër të acartë në juglindje të vendit e ndërkohë për temperaturat sfiduese një pjesë e banorëve do t’i përballojnë duke u mbuluar me batanije, pasi dimri ky dimër do të jetë i gjatë i vështirë.