VIDEO/ Tensione në Paqësor! Synonin Tajvanin, raketat kineze zbarkojnë në ujërat e Japonisë

69
Sigal

Stërvitja e ushtrisë së Kinës në brigjet e Tajvanit dhe lëshimi i disa raketave, duket se nuk ka shkuar siç ishte planifikuar pasi këto të fundit kanë pasur për objektiv brigjet e Taipeit zyrtar, por kanë rënë në ujërat japoneze.

Kështu pretendon Tokio zyrtare pasi Pekini shpërfilli paralajmërimet se një llogaritje e gabuar gjatë zhvillimit të stërvitjet e tij më të mëdha ndonjëherë me zjarr të vërtetë rreth ishullit, mund të ndezë luftë.

Pesë nga nëntë raketat balistike të lëshuara nga Kina kanë rënë në ‘zonën ekskluzive ekonomike’ të Japonisë, tha sot ministri i Mbrojtjes së vendit, duke shtuar se ai kishte paraqitur një notë proteste ndaj Pekinit.

Ishulli Yonaguni, i cili i përket Japonisë, ndodhet rreth 70 milje larg bregut lindor të Tajvanit dhe ‘zonës ekonomike’ të Japonisë, në ujëra në të cilat ka të drejta të veçanta dhe mbulon rreth gjysmën e distancës midis të dyjave.

Kina ka lëshuar më parë raketa balistike ndaj fqinjit të saj, por kjo është hera e parë që ato zbarkojnë në zonën japoneze.

Tajvani thotë se Kina hodhi gjithsej 11 raketa balistike në ujërat jashtë brigjeve të saj jugperëndimore dhe verilindore sot, në disa sulme që filluan rreth orës 14:00 sipas kohës lokale dhe zgjatën deri në orën 16:00.

Pekini gjithashtu ka aeroplanë luftarakë dhe ka dërguar disa nga luftanijet e tij më të përditësuara për të rrethuar ishullin, në atë që media shtetërore tha se është një provë për një pushtim.

Stërvitjet do të zgjasin deri të dielën dhe do të përfshijnë bombardues me rreze të gjatë dhe raketa hipersonike. Dy aeroplanmbajtës të Kinës po mbajnë gjithashtu pozicione afër ishullit.

Forcat amerikane, duke përfshirë aeroplanmbajtësen USS Ronald Reagan e cila është e vendosur përpara me Flotën e Paqësorit mendohet se qëndrojnë gjithashtu në këto ujëra, ndërsa aeroplanët spiun për gjurmimin e raketave janë dërguar për të vëzhguar stërvitjet.

Xi Jinping njoftoi stërvitjet duke përdorur si justifikim udhëtimin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Tajvan, që u zhvillua nga e marta dhe e mërkura.

Ajo është politikania më e lartë që ka vizituar ishullin që nga koha e Newt Gingrich në 1997, por udhëtimi i saj erdhi menjëherë pasi një vizitë e delegacionit të Senatit nuk mori ndonjë përgjigje nga Kina.