Pas tragjedisë së Himarës, policia e Sarandës bllokon mjetet lundruese që shqetësojnë qytetarët

176
Sigal

Policia Kufitare e Portit Sarandë ka ndërmarrë aksion duke bllokuar mjetet lundruese me shkelje, pa dokumentacionin përkatëse dhe që po bëhen shqetësim për pushuesit.

Pas tragjedisë në Potam, policia kufitare e portit Sarandë ka marrë masa duke  mos lejuar asnjë mjet lundrues, gomone, skaf, apo motoskaf ne brigjet e Sarandës.

Policia Kufitare e Portit Sarandë ka bllokuar tre motoskafe, që lundronin pranë bregut.

Më konkretisht u bë i mundur bllokimi  i dy “Jet-Ski”-ve në pronësi të shtetasit R.C., dhe një “Jet-Ski” në pronësi të shtetasit R.H.

Gjithashtu në fazë verifikimi janë edhe dhjetëra mjete të tjera lundruese, ku janë duke u kryer kontrolle mbi dokumentacionin e tyre.