Pas Elbasanit, RENEA dhe policia spanjolle operacion të befasishëm në Tiranë, kontrolle në disa godina

Forcat RENEA në bashkëpunim me policinë spanjolle kanë zhvilluar pasditen e sotme disa kontrolle të befasishme në një godinë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Kontrolle janë bërë edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Mësohet se disa persona janë shpallur në kërkim ndërkohë që delegacioni i hetuesve spanjollë kanë zhvilluar takime me prokurorët e SPAK në kuadër të operacionit të tyre në vendin tonë.

NOA