Pas denoncimit në “Telegraf”, 6600 invalidët nuk do të udhëtojnë më drejt KEMP-it të Tiranës

1230
Vërshuan shumë reagime në redaksi pas letrës së hapur të intelektuales Irena Vreto nga Korça, drejtuar krerëve të lartë të institucioneve të shtetit shqiptar, publikuar në gazetën “Telegraf” lidhur me denigrimin, diskriminim dhe lodhjen e invalidëve të çdo grupimi, duke i detyruar që 1 herë në vit, ata të udhëtonin drejt Tiranës me shpenzimet e tyre, për t’u verfikuar paaftësia e tyre prej një KEMP-i Epror të krijaur me VKM të posaçme, të shpikur nga “mendjet e ndritura” të institucioneve të “rilindjes”! kjo procedurë e detyrueshme verifikimi absurd, bëhet nga KEMP-i i “posaçëm” në Tiranë, ndërkohë që paaftësia e invalidëve jepet po me komision të posaçëm mjeko-ligjor dhe specialistë të shërbimit social shtetëror në KEMP-et e qarqeve, mbështetur në dosjet përkatëse të nivelit dhe shkakut të sëmundshmërisë e paaftësisë për punë! Në redaksi erdhën shumë reagime nga invalidët e çdo grupimi, që trajtohen me raport paaftësie fizike e mangësi të tjera, si psh nga invalidët Para e Tetraplegjikë, të vërbër, shurdhmemecë, invalid me mangësi fizike të krijuara prej aksidentesh e prej pasojash të lindura etj. 

Po kështu, reagime erdhën edhe nga shoqatat e invalidëve. Gazeta “Telegraf” e trajtoi këtë shqetësim të kësaj shtrese të paaftë të shoqërisë, si një skandal të rëndë dhe denigrim e masakrim shpirtëror, fizik dhe financiar që u bëhet invalidëve, kësaj shtrese njerëzish njerëzve me fatkeqësi fizike! Pas investigimit të këtij skandali, rezultoi se janë 6600 invalidë me gjendje të rënduar shëndetësore e fizike, të cilët detyrohen të udhëtojnë drejt Tiranës, për t’u verifikuar nga KEMP-i Epror, i cili është një KEMP mbivendosje që dublon dhe përsërit, ose më saktë që shpërfill vendimin e KEMP-ve rajonalë në prefektura!Absurdi e skandali i këtij vendimi qeveri, shkon deri në atë farë “çmendurie”, sa edhe invalidët pa këmbë e pa duar, pa sy e të paralizuar përfundimisht e totalisht e të shpallur invalid nga KEMP-i rajonal, 1 vit pas marrjes së invaliditetit, duhet të kontrollohen nga KEMP-i Epror në Tiranë, për t’u verifikuar se (o Zot) mos u janë rritur këmbë e duar, apo se mos u janë rikthyer sytë e humbur! 


Kjo VKM absurde ka datën Nr. 505, miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 10 qershor 2015, me objekt: “Për organizimin, funksionimin dhe shpërblimin e komisioneve eprore, të caktimit të aftësisë për punë”. por, një lajm i mirë erdhi dje në gazetën “telegraf”, që ka lidhje me këtë vendim absurd. Sipas disa zyrtarëve të ISSH dhe Ministrisë së Punës e Çështjeve Sociale dhe mjekë anëtarë të KEMP-it Epror, na u bë me dije, se ky vendim do të rishikohet e do të anulohet në fillim të muajit maj 2016. institucionet përkatëse që merren me zbatimin e këtij vendimi skandaloz, janë njoftuar nga strukturat e larta të qeverisë se VKM-ja në fjalë do ët shfuqizohet. Pra, invalidët që janë të tillë të përjetshëm e pa asnjë “fat” rikuperimi fizik apo mendor, nuk do të detyrohen të paraqiten më tek KEMP-epror, por vetëm tek KEMP-rajonal për rifreskim dokumentesh sipas ligjit për vazhdimin e invaliditetit të tyre. KEMP- Epror konsiderohet një strukturë jo ligjore, mbasi vendimet për invaliditetin sipas ligjit i merr të formës së prerë vetëm KEMPI-rajonal. këto vendime, mund të kalojnë në proces verifikimi, në rastet ku ka informacione për dhënie abuzive! 
Sigal