Pas alarmit për zhdukjen, gjenden turistët e huaj

296
Pak kohë pas alarmit për zhdukjen e tyre dhe forcave që u vunë në kërkim, gjenden shëndoshë e mirë dy turistët e huaj. Turisët, njëri çek dhe tjetri francez, janë gjetur në malin e Korabit. Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, por ende nuk dihet se si e kanë kaluar natën, duke qenë se temperaturat atje janë shumë të ulëta. Ata ishin zhdukur pa gjurmë që prej mëngjesit të së enjtes dhe alarmi u dha nga një fshatar i zonës ku kishin kaluar natën para se të niseshin për ngjitje në mal. E gjendur përballë alarmit për zhdukjen e turistëve, policia e Dibrës kërkoi ndihmë për monitorimin e zonës me anë të helikopterit.