“Paratë po shkojnë për super aferën e inceneratorëve”- Varfëria në vend, Meta ngre alarmin: Situata kritike, përgjegjësi është Rama

108
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë ka ngritur alarmin për situatën e varfërisë në vend. Meta u shpreh se situata është kritike për shkak të korrupsionit katastrofik dhe përgjegjës për këtë sipas tij është Rama.

Ai u shpreh se paratë nuk shkojnë për qytetarët, por për super aferën e inceneratorëve.

Ilir Meta: “Pse paratë do të shkojnë për super aferën e inceneratorëve, paguhen akoma ato që janë në kërkim sepse është shteti ortak me ta. Ke një interes të ligjshëm për të zbatuar ligjin dhe i mban njerëzit peng.

67% e popullsisë jeton në kufirin e varfërisë, shikoni si janë restorantet, ku janë të fortët, njerëzit e lidhur me pushtetin. Atje është mirë. Situata është kritike dhe pasojë e korrupsionit katastrofik përgjegjës kryesor është Edi Rama.”