Tronditet Durrësi, 34 vjeçari arrestohet për përdhunimin e 6 vjeçarit

583
Një 34-vjeçar nga Kruja është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka përdhunuar bashkëfshatarin e tij, një 6-vjeçar në fshatin Shkozë e Madhe, njësia administrative Thumanë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 28 prill, ndërsa policia raporton se ka vënë në pranga autorin e dyshuar shtetasin D. Toci, rreth 34 vjeç.
6-vjeçari është gjetur i lënduar dhe me hematoma në trup nga banorë të zonës. Ka qenë 6-vjeçari që u ka treguar ptindërve të tij për atë që i kishte ndodhur.
Të tronditur, prindërit i janë drejtuar policisë duke denoncuar Tocin, ndërsa blutë arrestuan të riun deri në sqarimin e rrethanave.
“Arrestohet shtetasi D.T. banues në fshatin Shkozë e Madhe Krujë. Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një bashkëfshatarin e tij 6-vjeçar”.
Burime nga grupi hetimor thanë për Ora News se 34 vjeçari është me probleme psikologjike dhe ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Elbasanit.
Sipas policisë, ai nuk ka pranuar rë ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 6-vjeçarin.
Nga ana e policisë vijojnë hetimet dhe pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal