Para 2 ditëve erdhi nga Italia/ Gruaja nga Lushnja izolohet në QSUT, dyshohet për koronavirus

439
Sigal

Një 50-vjeçare është paraqitur në spitalin e Lushnjes me simptoma të vështirësive në frymëmarrje, temperaturë e lartë dhe dhimbje artikulacionesh.

Shqiptarja me iniciale M.V nga Urza e Lushnjes pas egzaminimeve të bëra në spitalin e Lushnjes është mbajtur në karantinë dhe pas një ore është nisur drejt QSUT për egzaminime të mëtejshme.

Mësohet se 50- vjeçarja kishte dy ditë që ishte kthyer nga Padova në Itali. Me simptomat e paraqitura dyshimet janë se 50-vjeçarja mund të jetë prekur nga Koronavirus.