Panariti pret delegacionin italian: Bashkëpunim në fushën e akuakulturës

463
Bashkëpunimi në fushën e akuakulturës dhe mbështetja për kryerjen e analizave laboratorike, ‘’double cross’’, ishin temë kryesore e takimit që po zhvillohet sot në Tiranë, mes ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti dhe delegacionit italiantë kryesuar nga rektori i Universitetit Bujqësor të Camerinos, Flavio Corradini. Gjatë këtij takimi u vu theksi në forcimin e bashkëpunimit midis dy universiteteve bujqësore, shqiptar dhe italian në fushën e trajnimeve dhe kërkimit shkencor, si pararojë e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të peshkimit. Gjatë takimit ministri Panariti ka vlerësuar me një certifikatë mirënjohje investitorin italian Nicola Rossi për kontributin e tij në promovimin e investimeve italiane në sektorin e akuakulturës dhe industrisë agropërpunuese të peshkut në Shqipëri. Akuakultura është një nga sektorët prioritar në politikat e dikasterit të bujqësisë, që po merr vëmendje të madhe për përmirësimin e cilësisë së ujërave dhe zhvillimin e peshkimit.
Sigal