Panairi Ndërkombëtar i Tiranës/ Dhoma e Ekonomisë e Malit të Zi: Përforcim dhe konsolidim i marrëdhënieve bilaterale

120
Sigal

Dhoma e Ekonomisë e Malit të Zi, vjen në këtë panair si një partnere jetëgjatë me subjekte të njohura tradicionalisht, prezente në Tiranë, dhe u përfaqësua me 16 kompani në sektorë të ndryshëm, shumica prej tyre nga sektori agroushqimor, turizëm, industria e përpunimit të materialeve metalike, shërbimeve, dhe të tjera. “Ne shohim një interes të shtuar, gjatë performancës sonë çdo vit në panair, dhe sipas statistikave tona tregohet se ka rritje të kontratave vit pas viti, me impakt në marrëdhëniet tregtare”, -tha Ivana Paraca, këshilltare në Departamentin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Dhoma e Ekonomisë së Malit të Zi. “Ne shpresojmë që investitorët tanë të konsolidojnë partneritetin me Shqipërinë, për të nënshkruar kontrata të reja, dhe kjo është ajo që na bën të lumtur. Ne tradicionalisht kemi një marrëdhënie të fortë me kompanitë shqiptare, si vend fqinj dhe mbështetësim lidhjet tona të ngushta tregtare për të patur impakt në ekonomitë tona,- tha Ivana Paraca, këshilltare në Departamentin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Dhoma e Ekonomisë e Malit të Zi.