Sigal

Një vatër e re proteste është çelur gjatë ditës së sotme. Janë studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit & Arkitekturës dhe Urbanistikës në protestë kunder rritjes së tarifave nga shteti.

Të rinjtë po protestojnë ndaj politikave të qeverisë, një taksë shtesë prej 700 lekësh për kredit për çdo provim të mbartur, vendosur së fundmi. Ata bojkotuan të martën mësimin për të kundërshtuar udhëzimet e papritura të fakultetit për pagesat e tarifës shkollore.

As ata vetë dhe as familjet e tyre nuk mund ta përballojnë këtë shumë në kushtet e kostos së lartë të jetesës.

Studentët e arkitekturës bojkotojnë mësimin

Studentët e fakultetit të arkitekturës dhe urbanistikës bojkotuan të martën mësimin për të kundërshtuar udhëzimet e papritura të fakultetit për pagesat e tarifës shkollore.

Publiée par Reporter.al sur Mardi 4 décembre 2018