Pa licencë/ Gjobitet restoranti dhe marketi në Kamëz

607
Sigal

Një restorant dhe një market në Kamëz është gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi ushtronin aktivitetin në informalitet të plotë të sigurisë ushqimore. Nga kontrollet e ushtruara në këto dy subjekte, në kuadër të operacioneve kundër informalitetit, ka rezultuar se ata nuk ishin të pajisur me licencën përkatëse, madje në restorant u evidentuan edhe kushte-higjeno sanitare jashtë çdo standarti.

Më konkretisht, në restorantin në Kamëz, AKU konstatoi se ai Tiranë, ushtronte veprimtarinë i papajisur me licencën përkatëse, në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (frigoriferët ishin të amortizuar dhe me prani ndryshku, mungonte analiza e ujit dhe lavamani ishte i dëmtuar) dhe pa manualin/sistemin e vetëkontrollit (HACCP). Për këto shkelje, AKU e ka ndëshkuar me ndërpreje të aktivitetit deri sa të pajiset me licensë dhe gjobë në masën e 2,700,000për tre shkeljet e kryera.

Nga ana tjetër, në marketin po në Kamëz, AKU konstatoi se ky biznes ushtronte veprimtarinë i papajisur me licencën përkatëse, pa manualin/sistemin e vetëkontrollit HACCP (nuk mbante regjistra për monitorimin e temperaturave në ambientet frigoriferike, nuk mbante regjistra pastrimi dhe dezinfektimi etj.), si dhe nuk posedonte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonte. Për këtë arsye u ndëshkua më ndërprerje të aktivitetit dhe gjobë prej 2,600,000 lekësh.

Ky kontroll vjen pas thirrjeve të njëpasnjëshme nga Ministritë, por edhe AKU, për të cilat duket se këto dy subjekte nuk i kanë marrë parasysh.