Mbyllet fabrika që falsifikonin fanellat e Kombëtares shqiptare

543
Policia italiane ka zbuluar në Bergamo një fabrikë e cila furnizonte tregun me fanella të falsifikuara të klubeve dhe kombëtareve të ndryshme, mes të cilave edhe atë të Shqipërisë. Policia ka konfirmuar se për falsifikimin dhe riprodhimin e palejuar të materialeve sportive janë arrestuar dy shtetas italianë, të cilët administronin këtë fabrikë. Sipas informacioneve të Guardia Di Finanza të Xhenoas, në momentin kur u bë ndërhyrja në fabrikë, po prodhoheshin sasi të mëdha të fanellës së Italisë së Graciano Pele, pasi i jepej prioritet sukseseve të momentit. Gjatë ditëve të fundit, kjo fabrikë kishte prodhuar sasi të konsiderueshme të fanellave të Shqipërisë, Uellsit, Islandës, Francës, Italisë, Belgjikës dhe Gjermanisë.
Sigal