“Ose çohuni ose shpohuni”, thirrja për protestë kundër vaksinimit me detyrim

274
Sigal

Ditën e sotme disa të rinj kanë dalë përpara Kryeministrisë për të ngritur zërin kundër vaksinimit të detyruar dhe masave të reja që pritet të hyjnë në fuqi nga data 4 janar.Një nga të rinjtë tha se ka një lajm të mirë dhe një lajm të keq për qytetarët.Lajmi i keq është që ata të cilët punojnë në punë shteti apo në market dhe supermarkete duhet që pas datës 4 janar ose të vaksinohen ose të paraqesin test Covid-19 i cili kushton 50 euro.

Lajmi i mirë sipas tij është që ditën e hënë, datë 27 dhjetor, një protestë është thirrur në sheshin Nënë Tereza” në orën 12:00 për të kundërshtuar vaksinimin e detyruar.

“O milet dëgjoni një lajm të mir ëdhe të keq. I keqi: Omicron nuk del vetëm pas orës 11 të darkës por do ta kemi gjithmonë mes nesh. Ata që punojnë në punë shteti dhe ata që punojnë në qendra tregrtare do të ndalopn të vijnë në punë nëse nuk janë shpuar. E vetmja mënyrë është që të kenë test jo pcr por nga ai që bën 50 euro. Nëse pronari i mban të pashpuar do të ketë 10 miljonë lekë gjobë. Kthehen masat për studentët, nuk pranohen në shkollë të pashpuar ose pa test. Nëse doni ta ndaloni shpimin dilni në protestën të hënën, në orën 12:00. Mos harron, kur ju bëni hap mbrapa, qeveriu nën një hpa para. Dhe nëse bën një hap para, qeveriu bën një hap pas. O shpohuni ose çohuni”, deklaroi qytetari.