Shkodër, 33-vjeçari përfundon në spital i goditur me sende të forta. Çfarë tha ai në dëshmi

28
Sigal

Një 33-vjeçar ka përfunduar me plagë në spitalin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme dhe sipas dëshmisë, ky shtetas deklaron se në fshatin Bleran, pas një konflikti të çastit e kanë goditur persona.

Policia thotë se autorët nuk janë identifikuar ende. “Rreth orës 12:10, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur i dëmtuar lehtë, shtetasi K. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Bleran, i cili pretendon se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën “Isa Jakupi”  e kanë goditur me send të fortë, 2 shtetas të paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, sqaron policia.