Sigal

Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane “Shpresë & Paqe”, organizatë e pavaruar që meret me të drejtat e gruas, kundër dhunës në familje, kundër trafikimit njerëzor, e në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, mbështet vendosmërinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, për të mos falur dhe amnistuar asnjë të denuar për vepra penale të dhunës në familje, ndaj grave.

“Qëndrimin e Presidentit Meta, ne e shikojmë si një akt pozitiv në mbrojtje të të drejtave të grave dhe familjes shqiptare në tërësi, dhe si masë parandaluese ndaj çdo dhunuesi e shkelësi që tenton të marrë nëpër këmbë dinjitetin e femrës.”