Opozita paralajmëroi protesta në Shtator, kreu i qeverisë përgatit terrenin, kthen në detyrë “mbretin e gazit lotsjellës”!

130
Sigal

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë lajmëruar për një shtator të nxehtë politik të shoqëruar me protesta me qëllim rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike deri në zgjedhjet e reja për një qeveri të re. Por kjo duket se nuk ka kaluar pa u vënë re nga shefi i qeverisë i cili e ka marrë seriozisht këtë pasi përballë Berishës dhe Metës ka një kërcënim real për pushtetin. Kështu për strategjitë e tij të reja në lidhje me mbrojtjen e karriges së tij ka ndërmarrë edhe ndryshime në disa poste drejtuese. Ai që quhet si “Mbreti i gazit lotsjellës”, Ardi Veliu është shkarkuar nga detyra si zv/ministër të Infrastrukturës dhë Energjetikës dhe pritet të kthehet në krye të një prej dikastereve më të rëndësishme në Polici, atë të Mbikëqyrjes së Policisë. Duket se Policia do të vijojë të mbetet në duart e pushtetit dhe fatkeqësisht në vend që të mbrojë qytetarët, do i shërbejë një grupi njerëzish, të cilët ruajnë pushtetin  me të gjitha format. Duket se vjeshta që lideri i PD-së së rithemeluar paralajmëron me furtunë protestash dhe lideri i Partisë së Lirisë paralajmëron se do të nxjerrë në shesh popullin e 2 marsit duket se do ketë përballë një “kockë të fortë” të protestave. Duke qenë në krye të AMP Veliu duket se do të ketë në dorë të bëj çdo shkelje të efektivëve të duket si sjellje shembullore. Çdo gjë do të jetë më e lehtë tashmë, ndërsa do të pastrohen magazinat edhe nga bombat e fundit të gazit lotsjellës në protestat, të cilat janë lajmëruar nga opozita e riformuar.